Seanca dëgjimore ndaj Akil Gjakovës do të jetë e mbyllur për publikun - Gazeta Express
string(69) "seanca-degjimore-ndaj-akil-gjakoves-do-te-jete-e-mbyllur-per-publikun"

Seanca dëgjimore ndaj Akil Gjakovës do të jetë e mbyllur për publikun

Sporte tjera

Gazeta Express

18/04/2024 14:16

Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për xhudistin kosovar, Akil Gjakova i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.

Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës bënë të ditur se seanca dëgjimore ndaj Gjakovës do të jetë e mbyllur.

Lexo Edhe:

Seanca pritet të mbahet të enjten (18.04.2024) nga ora 15:00.

“Pjesëmarrja e mediave dhe publikut nuk do të lejohet për shkak se bëhet fjalë për dhunë në familje”- tha Tringa Zhuti për KALLXO.com.

Akil Gjakova ditë më parë, më 16.04.2024 ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës duke kërkuar edhe ndihmën e Qytetarëve për të dhënë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e të njëjtit.

Gjakova dyshohet se gjatë vitit 2023 në bazë të deklaratës së bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ndërsa e njëjta kishte raportuar edhe dhunë psikologjike.

Gjakova më 17.04.2024 është arrestuar vetëm disa orë pasi Policia e Kosovës publikoi të dhënat e tij si person në kërkim për veprën penale dhunë në familje.

Gjakova i kishte thënë policisë së do paraqitej me avokatin e tij e më pas policia kishte kërkuar edhe në shtëpinë e tij, por nuk e ka gjetur më datë 13.04.2024.

Ai është kërkuar për arrestim, por në bazë të një njoftimi të Federatës së Xhudos të cilin e ka bërë publik në faqen zyrtare në Facebook, Akil Gjakova shihej se është jashtë Kosovës në një stërvitje në Hungari.

KALLXO.com kishte arritur që të sigurojë dosjen e kërkesës së prokurorisë e në te cilën janë vënë edhe dyshimet se Gjakova mund të arratiset nëse qëndron në liri, kjo për faktin se i njëjti nuk ishte gjetur në shtëpi në ditën kur ishte kërkuar nga policia pas raportimit të bashkëshortes për dhunë në familje.

Ai në bazë të dosjes, fillimisht i kishte thënë policëve se do të paraqitet me avokatin e tij në polici.

Meqenëse nuk ishte paraqitur ashtu siç kishte thënë, policia kishte nisur kërkimin e tij në shtëpinë e tij, as aty ai nuk ishte, ndërsa iu la edhe ftesa për paraqitje në stacion policor.

Tutje një tjetër pikë që prokuroria ka konsideruar se është bazë për caktimin e paraburgimit është edhe fakti i ndikimit në dëshmitar si dhe fshehje të provave, e edhe përsëritja e veprës penale.

Në ankesën që e ka ushtruar ish-bashkëshortja e xhudistit Akil Gjakova, në bazë të dosjes, më 13.04.2024 policia kishte pranuar një informacion përmes linjës 192 nga ankuesja S.Gj. për dhunë në familje.

Ajo bashkë më fëmijën 3-vjeçar janë dërguar në stacion policor pasi kanë dalë ekipet në vendin e ngjarjes dhe aty është intervistuar.

Dhuna fizike e cila dyshohet se u përdor nga Gjakova ndaj bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, sipas dosjes, ka ndodhur gjatë vitit 2023.

Kishte qenë vetë ankuesja e cila kishte dërguar prova materiale në polici në lidhje me dhunën fizike dhe psikike që pretendon se kishte përjetuar gjatë vitit të kaluar.

Në ditën kur u raportua Gjakova për dhunë në familje, ankuesja S.Gj., ka raportuar në polici se kishte shkuar te Akil Gjakova bashkë me fëmijën e tyre dhe aty e kishte gjetur derën mbyllur dhe një shënim “derën e ke mshelë dhe jam ka t’i boj gati teshat dhe po t’i bi te shtëpia jote”.Viktima në polici ka deklaruar se ka pasur vazhdimisht dhunë psikike nga Akil Gjakova.

Pas intervistimit nga ana e policisë në prezencë edhe të zyrtares së QPS, S.Gj. është dërguar me kërkesë të saj në strehimore.

Nga 13.04.2024, policia kishte iniciuar rastin ndërsa gjatë datës 16.04.2024 të njëjtit kishin shpallur në kërkim Gjakovën pasi nuk ishte lokalizuar në Kosovë.