Së shpejti nisë punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare - Gazeta Express
string(89) "se-shpejti-nise-punimet-seminari-nderkombetar-per-gjuhen-letersine-dhe-kulturen-shqiptare"

Së shpejti nisë punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Arte

Gazeta Express

12/08/2024 14:49

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’i nisë punimet të hënën, më 19 gusht 2024.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i themeluar më 1974, sivjet do ta mbajë edicionin XLII, dhe kështu feston vitin e 50-të jubilar.

Lexo Edhe:

Studiuesit nga Instituti Albanologjik i Prishtinës që do të marrin pjesë në të janë:

Dr. Nuridin Ahmeti: “Veprimtaria e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare në dritën e dokumenteve arkivore 1974-2000”, 19.08.2024, ora 18:00;

Dr. Vjosa Osmani: “Enciklopedia shqiptare–zërat e gjuhësisë”, 21.08.2024, ora 12:00;

Dr. Arianit Buçinca: “Alfabeti i Gadimes së Epërme (V p.e.s.)”, 27.08.2024, ora 12:00;

Dr. Ylber Hysa: “Madona e zezë e Kosovës”, 27.08.2024, ora 12:00;

Dr. Arben Hoxha: “Estetika njohëse dhe vlerat artistike”, 28.08.2024, ora 18:00;

Dr. Gëzim Aliu: “Fillimet e prozës shqipe”, 29.08.2024, ora 16:30.

Referimet e datës 23.08.2024, ora 09:00, do të mbahen në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.