Së shpejti hapet ekspozita ‘Terapi arti’ në Mitrovicën e Veriut - Gazeta Express
string(61) "se-shpejti-hapet-ekspozita-terapi-arti-ne-mitrovicen-e-veriut"

Arte

Gazeta Express

13/09/2022 17:46

Së shpejti hapet ekspozita ‘Terapi arti’ në Mitrovicën e Veriut

Arte

Gazeta Express

13/09/2022 17:46

Ekspozita “Terapi arti” e cila mbahet në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut, përbëhet nga portretet e poeteve të cilët morën pjesë në edicionin e dytë të Festivalit të Letërsisë ZaNa. Autorët e portreteve janë pjesëmarrësit/et e punëtorisë “Dizajni grafik”, e cila u organizua gjatë festivalit në QKP “Akuarijus”, Mitrovicë.

Pjesëmarrësit janë studentët/et e Fakultetit të Arteve në Mitrovicë: Stefan Boskoqeviq, Violeta Qukoviq, Julja Stankoviq, Angjela Rankoviq, Angjela Tomiq, Marija Cvetkoviq, Divna Vasileviq, Svetlana Milutinoviq, Tanja Jovanoviq, Nikola Josimoviq dhe Semra Mecinoviq.

Lexo Edhe:

Portretet e ekspozuara janë, si ilustrime, pjesë përbërëse edhe të librit me poezi ZaNa II. Miljana Dungjerin ishte në krye të procesit të dizajnimit dhe ilustrimit, si dhe ligjëruesit e punëtorisë “Dizajni grafik”: Haris Liçina, Stefan Stevanoviq Pepi, Aleksandar Kasaloviq dhe Gjorgje Basçareviq.

Ekspozita pritet të hapet më 15 shtator më fillim nga ora 14:00 dhe do të qëndroj e hapur deri më 28 shtator.

/Gazeta Express