string(55) "se-shpejti-hapet-ekspozita-shtegtime-nga-valbona-zherka"

Së shpejti hapet ekspozita ‘Shtegtime’ nga Valbona Zherka

Arte

Gazeta Express

16/02/2024 16:13

Galeria e Ministrisë së Kulturës hap ekspozitën personale të Valbona Zherkës, të kuruar nga Vesa Sahatçiu me titull ”Shtegtime”.

Kjo ekspozitë paraqet një përzgjedhje të kuruar të veprave të Zherkës nga periudha të ndryshme, duke përfshirë “Shpresa”, e cila përbëhet nga “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” (1978-1980), “Ato” (1980 – në vazhdim) dhe “Rrugëtim” (1999-2023). Është një eksplorim i zhvillimit të saj stilistik ndër vite, duke u fokusuar posaçërisht në punën e saj si një proces; një praktikë që në shumë mënyra përcakton veprën e saj (si pikturë ashtu edhe tapiceri) dhe e bën këtë vepër meditative dhe ritualistike.

Lexo Edhe:

Ekspozita është pjesë e programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë, 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Ajo do të hapet të mërkurën më 28 shkurt në ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars 2024.

Shtegtime | Valbona Zherka

Kuruar nga | Vesa Sahatçiu

Hapja 28.02 | 19.00