string(88) "se-shpejti-hapet-ekspozita-e-artistit-blerim-racaj-ne-galerine-kombetare-te-kosoves-qafa"

Arte

Gazeta Express

03/06/2025 14:39

Së shpejti hapet ekspozita e artistit Blerim Racaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës- Qafa

Arte

Gazeta Express

03/06/2025 14:39

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, hapet ekspozita personale e artistit Blerim Racaj, e titulluar “To feel your mood like the weather“, kuruar nga Bardhi Haliti, me datën 11 qershor, ora 19:00.

Gjatë dy dekadave të fundit, praktika fotografike e Blerim Racajt është zhvilluar në forma të ndryshme që i rezistojnë kufizimeve. Ajo që në punën e tij të hershme dukej se i ngjasonte gjuhës së portreteve, tani më shumë anon nga diçka skulpturore, madje edhe arkitekturore. Në këto imazhe, forma nuk e kornizon vetëm realitetin, ajo e thellon atë, dhe nganjëherë edhe e tret atë tërësisht. Një pjesë e madhe e ekspozitës buron nga pesë projektet kyçe: Kosovars (Kosovarët), Indecisive Moment (Moment Pavendosshmërie), Ephemeral Notes (Shënime Kalimtare), Vend, dhe Rruga B.

Racaj ka punuar me gjithçka prej kamerave të formatit të gjerë dhe të mesëm deri te DSLR-të, kamerat kompakte digjitale, dhe së fundmi, kamerën e telefonit. Shumë prej këtyre imazheve të ndërmjetme janë bërë me telefonin e tij, shpesh në transit, në çaste të pangarkuara nga përgatitja. Në një mënyrë mjetet e tij të punës pasqyrojnë kufizimet e jetës moderne. Sot, ne formohemi po aq nga impulsi artistik sa nga limitet e bagazhit të aviokompanive. Kur nuk mund të udhëtosh me arsenalin e plotë të pajisjeve pa paguar shtesë, kamera e telefonit bëhet jo vetëm e domosdoshme, por edhe instrument i intuitës.

Ajo që bashkon tërë veprën e Racajt është një ndjeshmëri skulpturore, që kujton artistët si Thomas Demand dhe Jeff Wall. Por për dallim nga Demand që ndërton modele të përpikta për t’i fotografuar, apo Wall që inskenon peizazhe mitike dhe kinematografike, Racaj punon me vetitë e reales, duke i abstraktuar ato aq sa për t’i hapur ndaj interpretimit. Ngjyrat dhe format nuk janë asnjëherë vetëm formale, ato janë simbolike, të ngarkuara emocionalisht dhe përplot fantazma.

Si artist që jeton në Londër me rrënjë në Kosovë, Racaj zë një hapësirë të ndërmjetme, njëkohësisht i vendit dhe i huaj. Ai sjell këtë vetëdije të dyfishtë në punën e tij, ku kuadrimi bëhet i stërhollë, i qëllimshëm dhe gjithmonë i vëmendshëm.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 25 korrik, 2025.

aaaaa