Së shpejti fillon festivali ndërkombëtar i teatrove ‘Prizrenfest’ - Gazeta Express
string(63) "se-shpejti-fillon-festivali-nderkombetar-i-teatrove-prizrenfest"

Arte

Gazeta Express

27/07/2022 15:55

Së shpejti fillon festivali ndërkombëtar i teatrove ‘Prizrenfest’

Arte

Gazeta Express

27/07/2022 15:55

‘Prizrenfest’ është festivali i parë ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur në Kosovë, i cili organizohet në qytetin e Prizrenit.

Festivali sivjet organizon edicionin e tij të parë, duke filluar nga data 31 korrik deri më 4 gusht.

Lexo Edhe:

‘Prizrenfest’ në këtë edicion do të sjellë trupa të teatrove të ndryshme ndërkombëtare si nga Shqipëria, Bosnja – Hercegovina, Turqia, Italia dhe Rumania.

Në natën e hapjes së festivalit më 31 korrik, prej orës 21:00, në Kino Lumbardh, do të prezantohet Teatri Nacional i Sarajevës, me shfaqjen “To nikad nigdje nije bilo”, të regjisorit të njohur, Dino Mustafic.

/Gazeta Express