Së shpejti fillon edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë ‘Zana’ - Gazeta Express
string(65) "se-shpejti-fillon-edicioni-i-trete-i-festivalit-te-letersise-zana"

Së shpejti fillon edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë ‘Zana’

Arte

Gazeta Express

24/01/2023 15:00

Së shpejti do të filloj edicioni i tretë të Festivalit të Letërsisë ZaNa! Festivali i sivjetshëm do të mbahet në Mitrovicë dhe do të ketë një gamë të larmishme aktivitetesh, duke përfshirë punëtori për shkrim kreativ, punëtori për multimedia, ngjarje të poezisë, net muzikore, shfaqje filmash dhe ekspozita.

Do të festohet puna e grave dhe të rinjve në fushën e kulturës, duke e përdorur letërsinë dhe artin si mjet për krijimin e hapësirave të reja për mësim dhe ndërveprim, por edhe si terapi për të gjithë.

Lexo Edhe:

Ky festival llogaritet si një iniciativë e rëndësishme dhe një hapësirë ​​e shëndetshme për përfshirje sociale veçanërisht në Mitrovicë.

Këtë vit, do të shpallet një konkurs ndërkombëtar i poezisë me temën e Vetë-reflektimit si një formë e terapisë së artit.

Së shpejti do të bëhen të ditura datat dhe programi.

/Express/