Së shpejti fillon edicioni i ri i ‘European Film Festival Kosovo’ - Gazeta Express
string(63) "se-shpejti-fillon-edicioni-i-ri-i-european-film-festival-kosovo"

Së shpejti fillon edicioni i ri i ‘European Film Festival Kosovo’

Arte

Gazeta Express

12/08/2022 14:22

Edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë pritet të filloj me 26 gusht në ‘Europe House Kosovo’. Në dy qytete, Prishtinë dhe Mitrovicë do të shfaqen filmat më interesant të përzgjedhur nga Shtëpia e Evropës në Kosovë.

Festivali i Filmit Evropian, me traditë mbi 30 vjeçare, është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë Evropiane dhe botërore, dhe mbështetët nga Bashkimi Evropian, organizohet dhe mbikqyret nga CineEuropa, konventa më e madhe e kinematografisë në Evropë.

Lexo Edhe:

Për katër ditë më radhë, në Prishtinë dhe Mitrovicë, do të keni mundësi të shikoni disa nga filmat më interesant evropianë të përzgjedhur nga Shtëpia e Evropës në Kosovë, të cilët adresojnë tema sociale, si ato të migrimit, dhunës në familje, papunësisë dhe të tjera.

Lista dhe orari i plotë i filmave që do të shfaqen:

 23 gusht 2022 19:00 – Shtëpia e Evropës Prishtinë

JETE E LEHTË ( LA VITA FACILE) nga Orso Miyakawa, Peter Miyakawa (2019) (93’)

Një fëmijë katërmbëdhjetë vjeç, një grua e re që kontrabandon ilaçe lart e poshtë kufirit italian me Francën dhe një mësues i çuditshme amerikan tenisi që ëndërron të bëhet piktor. Jeta e tyre merr kthesë kur hasin në një emigrant të paligjshëm. Të gjithë së bashku, krijojnë një plan absurd për ta ndihmuar atë të kalojë fshehurazi kufirin.

24 gusht 2022  19:00 – Shtëpia e Evropës Prishtinë

Mendimet e mia janë të heshtura nga Antonio Lukich (2019) (104’)

Filmi shqyrton problemin e përjetshëm të prindërve dhe fëmijëve. Protagonisti punon si inxhinier tingulli dhe muzikant, has në shumë probleme dhe ka shumë pengesa. E njejta krizë e pret edhe në jetën e tij personale. Një kompani kanadeze e fton atë të regjistrojë tingujt e kafshëve ukrainase në Transcarpatia. E mbaron detyrën me entuziazëm dhe kreativitet, por nëna e tij vjen dhe vazhdimisht e shqetëson dhe e shpërqendron. Nëse ai arrin të regjistrojë zërin e një pate të rrallë nga Rakhivi, mund të arrij të udhëtojë në “Kanadanë e ëndërrave”.

25 gusht 2022  19:00 7Arte Mitrovicë

PUNA E SAJ (I DOULIA TIS) nga Nikos Labôt (2018) (90’)
Tridhjetë e shtatë vjeçarja Panajiota bën një jetë të qetë, modeste me burrin e saj (protagonist dominues që i shpenzon të ardhurat e tij të pakta në lojërat e fatit), vajzën e saj adoleshente rebele dhe djalin e saj të vogël të ndjeshëm. Panajiota, grua sakrifikuese dhe servile (dhe gati analfabete) është bllokuar në një mjedis shtëpiak që e pengon atë të arrijë pavarësinë. Një ditë, i vije një mundësi për t’u punësuar si pastruese në një qendër tregtare e që ngjall tek ajo eksitimin për një jete të re. E etur për jetë, por introverte, ajo bëhet shpejt një punonjëse shembull, fiton pavarësinë financiare dhe e zgjeron jetën e saj shoqërore përtej mureve të banesës së saj. Në shtëpi, familja fillon ta shoh me respekt lirinë e lulëzuar të Panajiotës. Megjithatë, autonomia e saj e sapofituar pritet të krasitet para kohe nga një sërë pushimesh nga puna.

26 gusht 2022  19:00 – Shtëpia e Evropës Mitrovicë e Veriut

EDHE MINJT I PËRKASIN PARAJSËS (MYSI PATRI DO NEBE) nga Jan Bubenicek, Denisa Grimmova (2021) (85’)

Një film për dy armiq të vdekshëm – një mi i vogël dhe një dhelpër, të cilët pas një aksidenti fatkeq, takohen në parajsën e kafshëve. Ata humbasin instinktet e tyre natyrore dhe bëhen miqtë më të mirë. Dëshira e tyre për të qëndruar së bashku pasi të kthehen në tokë realizohet, por ata rilindin në role të kundërta. Falë fuqisë së miqësisë, ata mund të kapërcejnë edhe atë që duket e pamundur.

/Gazeta Express