Së shpejti evenimenti përkujtimor mbi jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit - Gazeta Express
string(71) "se-shpejti-evenimenti-perkujtimor-mbi-jeten-dhe-vepren-e-arben-xhaferit"

Arte

Gazeta Express

11/08/2022 13:54

Së shpejti evenimenti përkujtimor mbi jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit

Arte

Gazeta Express

11/08/2022 13:54

Më 15 gusht do të mbahet evenimenti përkujtimor për filozofin dhe politikanin shqiptar Arbën Xhaferi. Ngjarja do të mbahet nga Akademia Verore ‘Arbëm Xhaferi’ në qytetin e Vushtrisë më fillim nga ora 19:30.

Më 15 Gusht të 2012-tës i tërë opinioni në trojet shqiptare u njoftua se filozofi dhe politikani shqiptar Arbën Xhaferi ndërroi jetë. Një figurë e cila konsiderohej rilindas i fundit i shqiptarëve, që përmes gjuhës së tij dhe filozofisë politike të mprehtë ndërvepronin strategjitë dhe porositë për emancipim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por në tërë rajonin. Emri i tij akoma lakohet dhe përmendet në tryezat ndërkombëtare si politikan pragmatik dhe i vendosur për të vazhduar përpara pavarësinë e Kosovës dhe ngadhënjimin e shqiptarëve. Në nder dhe përkujtim të të ndjerit Arbën Xhaferit, organizohet eveniment përkujtimor ” Jeta dhe Vepra ARBËN XHAFERI ” ku do të marrin pjesë elita politike nga trojet shqiptare, ish bashkëpuntorë të të ndjerit e familjarë.

Lexo Edhe:

/Gazeta Express