Më 20 prill, në Open Art Gallery hapet ekspozita “SENSE OF BALANCE”, me veprat e të dy artisteve nga Mali i Zi, MERSIHA RESULBEGOVIĆ MAVRIĆ dhe VAHIDA HASANAGA NIMANBEGU, kuruar nga Zake Prelvukaj.
MERSIHA RESULBEGOVIĆ MAVRIĆ
E lindur më 27 shkurt 1980 në Tivar. E diplomuar në Akademinë e Arteve në Cetinë në vitin 2005 në departamentin e dizajnit grafik në klasën e profesorit Milo Grozdaniq. Ka marr pjesë mbi 60 ekspozita kolektive. Morri pjesë po ashtu në disa koloni. Punon dizajnin grafik dhe është profesoreshë e artit figurativ në shkollën fillore Marshal Tito – Ulqin. Themeluese e OJQ-së shoqata Trashëgimia. Ajo ndër vite përveç krijimit të saj artistik është marrë edhe me organizimin e eventeve të ndryshme kulturore, projekteve mjedisore, eventeve dhe aksioneve humanitare. Mori pjesë në organizimin e ekspozitave individuale të bashkëqytetarëve të saj, piktorëve dhe piktoreve, me të cilët kishte edhe ekspozita kolektive. Gjithashtu është një nga organizatorët e homazhit për krijimtarinë artistike të grafistit Rudi Goga.
VAHIDA HASANAGA NIMANBEGU
E lindur me 1973 ne Tivar.
Shkollimi:
-1994. Diplomoi ne Shkollen e Larte te Arteve te Bukura dhe Arteve Aplikative ne Beograd
, dapartamenti per aranzher.
-1996. Diplomoi ne Shkollen e Larte te Arteve te Bukura dhe Arteve Aplikative në Beograd, departamenti për arsimetar te artit figurative.
-2002. Diplomoi ne Fakultetin e Arteve Aplikative, departamneti për pikture.
Antare e SHAMTZ ( Shoqata Artistike e Malit te Zi)
Cmimet:
-2008 Çmimi i Sallonit të Zemunit për pikturë
-2009 Larareate e cmimit “Lubarda, Milunoviq dhe Stijoviq”, për pikturë
-2010. Shpërblimi vjetor për pikturë, “Draudacum”, Gostivar, Maqedonia.
-2013 Mirënjoheje e TVT për punën gjate vitit.
-2015 Çmimi I Sallonit Vjeshtor të Gjilanit
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...