Së paku 14 të vrarë nga një sulm i talibanëve në Afganistan - Gazeta Express
string(59) "se-paku-14-te-vrare-nga-nje-sulm-i-talibaneve-ne-afganistan"

Gazeta Express

13/07/2020 15:38

Së paku 14 të vrarë nga një sulm i talibanëve në Afganistan

Gazeta Express

13/07/2020 15:38

Një shpërthim vetëvrasës me veturë bombë dhe luftimet mes talibanëve dhe forcave qeveritare i kanë lënë së paku 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në pjesën veriore të Afganistanit.

Sulmi që ndodhi në Aybak të provincës Samangan përfundoi me vrasjen e katër sulmuesve, bëri të ditur guvernatori provincial, Abdul Latif Ibrahimi.

Lexo Edhe:

Ibrahimi shtoi se në këtë sulm janë vrarë edhe dhjetë anëtarë të Drejtoratit Afgan për Siguri Kombëtare, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Një anëtar i këshillit provincial, i quajtur Raz Mohammad Khan, tha se në mesin e viktimave është edhe një grua. Sipas, tij, në sulm janë plagosur 63 persona, por paralajmëroi se këto janë shifra fillestare dhe numri mund të rritet.

Sulmuesit e kishin në shënjestër Departamentin e Shërbimeve Inteligjente në Aybak dhe shpërthimi ishte sinjal për militantët e tjerë që të aktivizohen. Raportohet se luftimet zgjatën disa orë.

Përgjegjësinë për shpërthimin vetëvrasës dhe sulmin me armë e mori zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.