Erogen Vaso, shënjestra e atentatit në Shkodër, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 43-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, të cilët i kanë prekur arteriet kryesore.
Ndërkohë me një plumb u godit Liridon Kraja, i cili ndërroi jetë. Disa plumba ka marrë edhe viktima tjetër Armando Pali dhe dy plumba kamarierja M. Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e reanimacionit.