“S’dua ta marri vesh gjithë fshati”, Ermal Peci i bën Llazinës disa pyetje me “spec” te “Kosherja” - Gazeta Express
string(90) "sdua-ta-marri-vesh-gjithe-fshati-ermal-peci-i-ben-llazines-disa-pyetje-me-spec-te-kosherja"

Rozë

Gazeta Express

08/06/2021 13:42

“S’dua ta marri vesh gjithë fshati”, Ermal Peci i bën Llazinës disa pyetje me “spec” te “Kosherja”

Rozë

Gazeta Express

08/06/2021 13:42

Një nga të ftuarit special të spektalit “Kosherja” në ABC, mbrëmjen e sotme ishte moderator Ermal Peci. Ai solli emisionin e tij “ABC e Pasdites”, por me një të ftuar speciale siç është Llazina.

Dyshja kaluan disa situata shumë komike së bashku, derisa në fund Llazina u largua nga emisioni.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, Ermali i kërkoi asaj të prezantonte veten.

Llazina: Unë jam një vajzë e zakonshme me prespektivë të jashtëzakonshme. Kam një thes me talente.

Ermali: Mos më thuaj. Të lutem më thuaj vetëm një.

Llazina: Po tani unë nuk do hap thesin vetëm për një talent.

Ermali: Më thuaj kush është objektivi i së ardhmes. Ka një vizion Llazina?

Llazina: Vizioni im është për ekranin, për paratë, për famën dhe të blejë një mjelëse korenti për delet se nuk mbarohen tërë ato cica me dorë.

Më tej, Peçi bëri edhe disa pyetje me “spec” nga publiku, ku ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte për të statusin e Llazinës.

Ermali: A ke të dashur Llazina?

Llazina: Për këtë pyetjen no comment, se s’dua ta marri vesh gjithë fshati që jam e lidhur.