string(116) "sdo-te-jene-prezente-ne-stadium-por-tifozat-kuq-e-zi-e-zbulojne-vendin-prej-ku-do-ta-mbeshtesin-kombetaren-shqiptare"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 10:12

S’do të jenë prezentë në stadium, por Tifozat Kuq e Zi e zbulojnë vendin prej ku do ta mbështesin Kombëtaren shqiptare

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 10:12

Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë prezentë në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën mbrëma në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare do ta bojkotojnë ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 në shenjë revolte ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila i la pa bileta, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, tifozët besnikë nuk do ta lënë as këtë herë vetëm Kombëtaren pasi do ta mbështesin si përherë, ndonëse jo në stadium.

Ata, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftojnë se do të mblidhen në Tiranë për ta ndjekur ndeshjen përmes një ekrani të madh.

“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.
Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë.
Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne. Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, kanë shkruar tifozët zyrtarë të Kombëtares. /Gazeta Express

aaaaa