Nuk kaluan as tri orë, dhe tashmë biletat për ndeshjen e kombëtares së Kosovës të martën e 31 marsit, janë shitur të gjitha.
Paraditen e së martës, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi në shitje biletat për ndeshjen e së dielës, më 31 mars, të cilën Kosova potencialisht mund ta zhvillojë si finale, ose si miqësore.
Si finale, pasi nëse kombëtarja dardane fiton ndaj Sllovakisë të enjten më 26 mars, atëherë të dielën do ta luante finalen e “play-offit” të Botërorit, ndaj fituesit të përballjes Turqi – Rumani.
Mirëpo, nëse nuk arrihet kjo, atëherë Kosova do të luajë ndeshje miqësore me humbësin e po të njëjtit takim.
Ndonëse kishte paqartësi dhe pasiguri nga tifozët dardanë, të cilat u shprehën në komente të faqja zyrtare e FFK-së, megjithatë kjo ndeshje (ku nuk dihet kundërshtari dhe formati i ndeshjes) tashmë është “sold-out”.
“Të gjitha biletat për ndeshjen e 31 marsit janë shitur”, ka shkruar FFK-ja në “Facebook”.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë do të luhet më 26 mars, e enjte, me fillim nga ora 20:45.
Ndërkohë, edhe ndeshja Turqi – Rumani do të luhet po atë ditë, vetëm se nga ora 18:00./GazetaExpress/