“Scorpions” , me album në vjeshtën e vitit 2020 - Gazeta Express
string(43) "scorpions-me-album-ne-vjeshten-e-vitit-2020"

“Scorpions” , me album në vjeshtën e vitit 2020

Gazeta Express

06/12/2019 21:13

Kitaristi i “Scorpions”, Matthias Jabs ka deklaruar se bendi po punon në atë që do të jetë albumi i tyre i 19-të, me shpresë që ta lansojnë atë në vjeshtë të vitit 2020.

Kjo do të jetë hera e parë që ish-bateristi i “Motorhead”, Mikkey Dee do të kontribuojë në një studio album të “Scorpions”, shkruan Koha. Publikimi i tij do ta pasojë një rezidencë në Las Vegas të cilin bendi e ka planifikuar për korrik.

Lexo Edhe:

“I kemi shkruar disa materiale para se të shkonim në turne këtë verë” tha Jabs për “The Metal Bar” (përmes Blabbermouth). “Pra, kemi këngë – rreth 10 sosh, mendoj – por do të na duhet t’i shkruajmë edhe disa pasi të këtë mbaruar ky turne, dhe pastaj të përgatitemi për provat dhe regjistrimet menjëherë pas koncerteve tona në Zelandën e Re dhe disa në Azi.”

Ai vuri në dukje se do të punojnë me producentin Greg Fidelman, rezymeja e të cilit e përfshin grupet Metallica dhe Slipknot. “Plani është të regjistrojmë deri në fillim të korrikut, ku e kemi një rezidencë në Las Vegas për një muaj të tërë,” shtoi ai. “Dhe atëherë, gjatë asaj kohe, ose mund t’i bëjmë punimet përfundimtare ose mikset. Dhe pastaj albumi duhet të dalë në vjeshtë të vitit 2020. Dhe, sigurisht, do të vazhdojmë përsëri në turne.”

Jabs tha se procesi i shkrimit të këngëve të Scorpions ka ndryshuar ndër vite. “Në kohërat e vjetra, unë e merrja kitarën dhe dilja me disa riffa të shkëlqyer dhe emocionohesha për këtë,” shpjegoi ai. “Sot, pothuajse çdo riff është interpretuar tashmë nga unë dhe të tjerët.. Kështu që qasja është paksa më ndryshe – ka të bëjë më shumë me këngën, melodinë, madje edhe me tekstet, ndonjëherë, ato mund të jenë frymëzimi.