Schumacher kishte qarë kur i kishte parë gjërat e bukura dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1 - Gazeta Express
string(99) "schumacher-kishte-qare-kur-i-kishte-pare-gjerat-e-bukura-dhe-kur-i-kishte-shikuar-garat-e-formula-1"

Schumacher kishte qarë kur i kishte parë gjërat e bukura dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1

Sport

Gazeta Express

02/08/2022 11:00

Michael Schumacher nuk kishte parë e as dëgjuar për nëntë vjet me një sekret total të shëndetit të tij, të mbajtur nga familja.

Mirëpo, së fundmi kanë nisur të dalin informata për gjendjen e legjendës së Formula 1 nga miqtë e tij të afërt, derisa familja mbetet ende e “hipotekuar” sa u përket informatave, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Ish-piloti gjerman e kishte pësuar një dëmtim të rëndë të trurit derisa ishte duke skijuar në alpet franceze me djalin e tij, Mick në vitin 2013.

Ai kishte përfunduar në gjendje kome për disa muaj, ndërsa më pas ishte dërguar në shtëpi dhe nga ajo kohë kishte një heshtje totale sa i përket informacioneve nga ana e familjes së tij.

Gruaja e tij, Corinna, e ka mbrojtur nga afër privatësinë e Michael dhe i ka ofruar atij jetë të qetë.

Ndërkohë, fansave u është dhënë informacion i pakët për gjendjen shëndetësore dhe fizike të shtatë herë kampionit të botës.

Lajmet e fundit që vijnë nga Schumacher, shkruan mediumi britanik “The Sun”, janë se Schumi kishte qarë nga gjërat e bukura që i kishte parë për herë të parë pas një kohë të gjatë dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1 me njërin nga miqtë e tij të vjetër.

Gruaja e Schumacherit kurrë nuk e ka bërë një freskim të informatave për shëndetin e tij, por në dokumentarin e “Netflix” për Schumacherin, ajo thjeshtë kishte thënë se ai ishte “ndryshe”, shkruan “Gazeta Express”.

Jean Todt, presidenti legjendar i Formula 1 dhe Ferrari, kishte thënë javën e kaluar se sa shumë e shijon shikimin e garave të Formula 1 së bashku me Schumacherin.

Të gjithë shpresojnë që ta shohin Schumin në një dalje publike dhe me shëndet të plotë. /Gazeta Express/