Schranz flet pas shortit: “Kosovën nuk e njoh shumë, por do të jemi gati deri në mars” - Gazeta Express
string(82) "schranz-flet-pas-shortit-kosoven-nuk-e-njoh-shume-por-do-te-jemi-gati-deri-ne-mars"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 16:20

Schranz flet pas shortit: “Kosovën nuk e njoh shumë, por do të jemi gati deri në mars”

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 16:20

Sulmuesi i Slavia Pragës dhe i përfaqësueses së Sllovakisë, Ivan Schranz, ka reaguar pas shortit të playoff-it ku Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinale për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Schranz ka pranuar se aktualisht nuk ka shumë njohuri rreth ekipit të Kosovës, por ka theksuar se në këtë fazë çdo kundërshtar është i rrezikshëm.

“Nuk kam pasur favorit se me kë do të doja të përballesha, sepse secili kundërshtar në playoff është i fortë. Nuk di shumë për Kosovën për momentin, por deri në mars do të kemi mjaftueshëm informata dhe do ta analizojmë në mënyrë të përkryer,” ka deklaruar ai, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi 32-vjeçar ka shtuar se fakti që ndeshja do të luhet në shtëpi është një avantazh i rëndësishëm për Sllovakinë.

“Jam i lumtur që do të luajmë në shtëpi. Besoj se tifozët do të jenë në numër të madh dhe do të na përkrahin,” u shpreh Schranz.

Në këtë sezon, Schranz ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me dy gola dhe një asistim, formë që e bën një nga armët e rrezikshme të Sllovakisë në duelin e marsit.

Playoffi pritet të jetë një përballje e fortë, ndërsa të dyja skuadrat synojnë biletën e artë drejt Botërorit 2026. /GazetaExpress/