Çfarëdo plani që Olaf Scholz kishte për këtë mbrëmje, mund t’i duhet të presë edhe pak.
Ai dukej thuajse i sigurt se ai do t’i dorëzonte çelësat e kancelarisë pasditen e sotme, siç ishte planifikuar më parë.
Pavarësisht lamtumirës madhështore mbrëmë, ai dhe ministrat e tij do të vazhdojnë përkohësisht derisa të konfirmohet qeveria e re.
Udhëheqësi konservator i Gjermanisë ra papritur nga numrat e nevojshëm për të formuar një shumicë në parlament për t’u bërë kancelar.
Friedrich Merz-it i nevojiteshin 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310.
Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka mjaft vende në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesin atë, nuk pajtohen. Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i paprecedentë në historinë moderne gjermane.
Bundestagu do të ketë tani 14 ditë të tjera për të zgjedhur Merz ose një kandidat tjetër si kancelar./Express/