Scholes “godet” Unitedin: Tetë lojtarë për t’u shitur në verë - Gazeta Express
string(57) "scholes-godet-unitedin-tete-lojtare-per-tu-shitur-ne-vere"

Futboll

Gazeta Express

07/04/2026 14:50

Scholes “godet” Unitedin: Tetë lojtarë për t’u shitur në verë

Futboll

Gazeta Express

07/04/2026 14:50

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka dhënë një vlerësim të ashpër për skuadrën aktuale, duke përmendur tetë lojtarë që sipas tij duhet të largohen gjatë afatit kalimtar veror.

Në listën e tij për largim përfshihen emra të njohur si Harry Maguire, për të cilin Scholes tha se nuk është i mjaftueshëm për një ekip që synon titullin dhe UEFA Champions League. Ai gjithashtu sugjeroi shitjen e mbrojtësve Leny Yoro, Luke Shaw, Noussair Mazraoui dhe Patrick Dorgu.

Në mesfushë, Scholes nuk kurseu as Mason Mount dhe Manuel Ugarte, ndërsa largimin e Casemiro e konsideroi si vendim të duhur.

Sipas Scholes, klubi ka nevojë për një rindërtim të thellë nëse dëshiron të rikthehet në majat e futbollit anglez dhe evropian, ndërsa theksoi se standardet e Manchester United duhet të jenë gjithmonë lufta për titull dhe triumfi në Champions League.

Advertisement
Advertisement
Advertisement