Kandidatja e PSD-së për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi dje në emisionin “Pressing” të T7 tha se vëllai i Bashkim Ramosajt, kryetarit të Deçanit – ka kërcënuar një aktivist të PSD-së.
Lidhur me këtë është deklaruar vëllai i Bashkim Ramosajt, sot në emisionin Frontal në T7, i cili tha se ai dhe familja e tij gjithmonë kanë pasur respekt të madh për qytetarët e Deçanit.
Tutje ai tha se ’s’bën me u korit, se zgjedhjet kryhen pas 1 muaji…e jo të ofendohen anëtarët e familjes për poenë politikë.
”Ne si familje dhe unë personalisht gjithmonë jemi sjellur me respektimin me të madh. Pavarësisht ofendimeve dhe shpifjeve që na kanë bërë ne, ne nuk ndikohemi dhe nuk ua zëmë për të madhe… Zgjedhjet do të kryhen pas 1 muaji, nuk është mirë me u korit. Familje kemi edhe ne, ndjenja kemi edhe ne. Duhet të kemi etik gjithsecili e jo të shpifen e të ofendohen anëtarët e familjes për poenë politikë”, tha ai.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...