SBAShK-u ultimatum Qeverisë: Rrogat i presim deri në ora 16:00, harrojeni kompensimi i orëve të humbura - Gazeta Express
string(98) "sbashk-u-ultimatum-qeverise-pagat-i-presim-deri-ne-ora-1600-kompensimi-i-oreve-mbetet-vec-ne-leter"

SBAShK-u ultimatum Qeverisë: Rrogat i presim deri në ora 16:00, harrojeni kompensimi i orëve të humbura

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 12:18

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022/2023, duke paraparë këtu zëvendësimin e orëve të pa mbajtura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve në muajin shtator.

Sipas vendimit të ministrisë, orët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtunë në vikende.

Lexo Edhe:

Por, kundër vendimit të ministres janë shprehur nga SBASHK-u.

Isuf Lajçi, anëtarë i këshillit drejtues, tha se orët e humbura nuk do të kompensohen.

“Na e kemi kalendarët tonë ne do të shkojmë sipas kalendarit paraprak, por a do të zëvendësohen orët ato nuk do të zëvendësohen”, tha Laçi.Lajçi tha se ministria Nagavci po merr vendime pa u dakorduar me përfaqësuesit e sindikatave dhe si i tillë ky vendim do të mbetet vetëm në letër.

“Sa i përket kalendarit është vendim i njëanshëm i ministres me kontratën kolektive ajo e dinë mirë se orët e humbura nuk zëvendësohen, kalendari nuk guxon me u planifiku pa marrëveshje me përfaqësuesit e sindikatës, këtë punë ajo nuk e ka bërë, sipas saj po mendon që ja ka qellu, në qoftë se nuk ulet me bisedu me përfaqësuesit e sindikatës ai vendim ka me qenë një dokument i saj në letër”, u shpreh ai.Viti i ri shkollorë në Kosovë ka filluar me tre tetor, pas një greve një mujore nga sindikata e bashkuar e arsimit në Kosovë, pasi që ata kërkon nga Qeveria që të iu ndajë nga 100 euro deri në miratimin e ligjit të pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës është në pritje të ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Ata mbesin më shpresë se deri në orën 16:00 do të ndodhë ekzekutimi i pagave.

Në të kundërtën, SBASHK do të mblidhet pasditë në një takim urgjent me kryetarët e komunave.

“Jemi në pritje të ekzekutimit të pagave. Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të mblidhet kryesia dhe do të kemi takim me kryetarët e komuane. Uroj që Qeveria do reflektojë, në të kundërten do të ketë vendim për veprime sindikale” thuhet në një reagim të SBASHK-ut.