SBASHK-u kërcënon me grevë nëse Qeveria nuk i ndan mjetet në kuadër të Ligjit për Paga - Gazeta Express
string(84) "sbashk-u-kercenon-me-greve-nese-qeveria-nuk-ndan-mjetet-ne-kuader-te-ligjit-per-paga"

Gazeta Express

27/02/2020 15:15

SBASHK-u kërcënon me grevë nëse Qeveria nuk i ndan mjetet në kuadër të Ligjit për Paga

Gazeta Express

27/02/2020 15:15

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka bërë thirrje Qeverisë që në Ligjin e Buxhetit për vitin 2020 të planifikojë edhe mjetet në kuadër të Ligjit për Paga, raporton Gazeta Express

SBASHK-u përmes një komunikate për media ka thënë se nëse Ministria e Financave nuk bën planifikim buxhetor për Ligjin e Pagave atëherë do të ketë bojkotim të procesit mësimor.

Lexo Edhe:

“Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë në tërë sistemin arsimor  do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  dhe grevë në nivel vendi  nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

SBASHK-u i ka bërë thirrje publike kryeministrit Kurti që në projektligjin e buxhetit 2020 të planifikojë edhe Ligjin e pagave.

“SBASHK-u  i drejtohet me këshillën publike kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që duke planifikuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2020 të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit më të drejtë e presin mijëra të punësuar në sektorin publik e mes tyre edhe ata në sektorin e arsimit”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Arsimit e ka ftuar kryeministrin Kurti në një takim gjatë ditëve në vijim.

“SBASHK-u me qëllim që çështjet të sqarohen me dialog i ka dërguar kërkesë Kryeministrit Albin Kurti për takim në afatin më të afërt të mundshëm, qoftë edhe në ditët e vikendit, ndërsa të hënën do të mbaj takim të jashtëzakonshëm konsultativ lidhur me situatën me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve për të marrë hapa dhe veprime konkrete bazuar karshi situatës”, thonë nga SBASHK-u. /GazetaExpres/