SBAShK-u kundër shtyrjes sërish të mësimit: Orët s’do të mund të zëvendësohen - Gazeta Express
string(89) "sbashk-u-kategorikisht-kunder-shtyrjes-serish-te-mesimit-oret-sdo-te-mund-te-zevendesohen"

SBAShK-u kundër shtyrjes sërish të mësimit: Orët s’do të mund të zëvendësohen

Lajme

Gazeta Express

20/09/2021 9:56

Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ,ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas tij, së bashku me ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.

Lexo Edhe:

I pari i SBAShK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve që mund të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.

“Mësimdhënësit e Kosovës kanë qenë të gatshëm që sa i përket atyre të fillojnë procesin mësimor, edhe këtë gatishmëri e kanë shprehur edhe para 13 shtatorit të gatshëm, çdo shtyrje e procesit mësimor do të krijonte probleme shtesë për mundësinë e zëvendësimit të ditëve të humbura”, ka deklaruar Jasharaj për EkonomiaOnline.

Ndërsa sa i përket procesit të vaksinimit, Jasharaj tha se tashmë ka kaluar 90% i procesit të vaksinimit.

Fillimin e i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ka vendosur ta shtyjë, dy herë që nga 1 shtatori kur edhe është dashur të fillonte pas konsultimit me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike e kjo për arsye të situatës së rënduar në vend me Covid-19 në fillim të këtij muaji.