SBASHK-u i kundërpërgjigjet Muratit: Të presim deri në ora 16:00, urojmë të mos jetë ashtu siç ke thënë - Gazeta Express
string(100) "sbashk-u-i-kunderpergjigjet-muratit-te-presim-deri-ne-ora-1600-urojme-te-mos-jete-ashtu-sic-ke-thene"

SBASHK-u i kundërpërgjigjet Muratit: Të presim deri në ora 16:00, urojmë të mos jetë ashtu siç ke thënë

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 13:22

Anëtari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, i është kundërpërgjigjur ministrit Hekuran Murati, derisa ky i fundit tha se nuk do të ketë paga për grevistët.

Kushaj tha se po presin deri në ora 16:00 që të dalin pagat dhe nëse nuk dalin, pastaj do të mbajnë një takim dhe do të vendosin për veprimet.

Lexo Edhe:

“Ne po presim deri në ora 16:00. Uroj të mos jetë ashtu siç ka thënë ministri Murati. Në politikë kurrë nuk bën të thuash kurrë, andaj po presim. Nëse nuk dalin pagat, pastaj kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj do të mbajë takim dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Kushaj Blic.

Ministri Murati ka thënë se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati