Sarri: Ronaldo më befasoi, Dybalan e binda për rolin e ri - Gazeta Express
string(55) "sarri-ronaldo-me-befasoi-dybalan-e-binda-per-rolin-e-ri"

Gazeta Express

05/07/2020 8:16

Sarri: Ronaldo më befasoi, Dybalan e binda për rolin e ri

Gazeta Express

05/07/2020 8:16

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, beson se ka qenë në gjendje ta bindë Paulo Dybalan për të marrë rol të ri në fushë dhe tregon sesi mbeti i habitur nga Cristiano Ronaldo.

Juventusi e mundi bindshëm 4:1 Torinon falë golave nga Dybala, Juana Cuadrado, Ronaldo dhe një autogol i Koffi Djidji, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por Sarri thotë se nuk priste rezultat të lehtë në derbin e Torinos.

“Ne e dinim se nuk do të ishte ndeshje e lehtë, ne kaluam në epërsi herët dhe se shpejti e dyfishuam epërsinë”, tha Sarri.

Goli i Ronaldos ishte i pari nga gjuajtja e lirë në fanellën e Juventusit, pas plot 43 tentimeve në të gjitha garat.

“Sinqerisht nuk mendoja se kjo po e shqetësonte atë, por në fund të ndeshjes ai tha: ‘Më në fund!’” tregoi Sarri.

“Jam raporte të forta me Dybalan, kurrë nuk kam dyshuar në të. Sezonin e kaluar ai ishte i pafat. Mendoj se ia kam dalë ta bind se ai duhet të luajë më afër Ronaldos dhe jo të kthehet aq shumë në pjesëfushën tonë për ta marrë topin”, shtoi ai. /Gazeta Express/