Sarri injoron kritikat: S’do t’i përdor kurrë në jetë rrjetet sociale - Gazeta Express
string(66) "sarri-injoron-kritikat-sdo-ti-perdor-kurre-ne-jete-rrjetet-sociale"

Sarri injoron kritikat: S’do t’i përdor kurrë në jetë rrjetet sociale

Gazeta Express

15/07/2020 10:30

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka insistuar se ai nuk shqetësohet për kritikat drejt tij, përderisa bardhezinjtë po vazhdojnë të kërkojnë trofe këtë sezon.

Para udhëtimit në Sassuolo të mërkurën, Juventusi ka krijuar epërsi prej gjashtë pikësh në krye të tabelës së Serisë A, me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, si dhe është ende në garë për titullin e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sarri, i cili i humbi finalet e Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë këtë sezon me Juventusit, është përballur me shumë kritika për punën e bërë në Allianz. Mirëpo, ai e ka bërë të qartë se kritikat e tilla nuk i pengojnë.

“Sinqerisht, unë nuk u kushtoj shumë vëmendje kritikave, gjithmonë tentoj të qëndroj i përqendruar vetëm në atë që mund ta bëj”, ka thënë Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Nuk e di se çfarë thonë njerëzit në rrjete socialse sepse unë nuk kam llogari në to dhe nuk do t’i përdor rrjetet sociale asnjëherë në jetën time”.

“Nëse në vend të rrjeteve sociale ne flasim për njerëzit që i takoj në rrugë, unë marr vetëm përkrahje dhe dashuri”.

Juventusi s’di për fitore që dy ndeshje radhazi dhe pati nevojë për dy penallti të shënuara nga Cristiano Ronaldo për të barazuar me Atalantan në ndeshjen e xhiros së fundit të Serisë A. /Gazeta Express/