Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë - Gazeta Express
string(70) "sarrazin-zero-tolerance-per-dhunen-e-retoriken-nacionaliste-te-serbise"

Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 16:19

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës, derisa ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme, për të mos e përkeqësuar situatën.

Ai tha se ka zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që po vjen nga Serbia.

Lexo Edhe:

“Kam mirëkuptim të plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, si dhe sulme personale, shpifëse ndaj individëve që janë të papranueshme”, tha Sarrazin për Radio KIM, transmeton Gazeta Express.

Ai beson se largimi nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për asnjë komunitet që dëshiron të ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.

“Është shumë e rëndësishme që komuniteti serb të përfitojë nga përfaqësimi që i garantohet këtij dhe komuniteteve të tjera pakicë në vend. Kjo është mënyra e vetme për t’u dëgjuar dhe për të mbrojtur interesin tuaj”, tha ai.

Ai përsëriti se Gjermania i mbështet plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak dhe theksoi se as Kosova as Serbia “ende nuk i kanë zbatuar plotësisht obligimet e tyre nga dialogu”, si dhe se kthimi i menjëhershëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës është i nevojshëm sepse është e nevojshme për të dalë nga kriza dhe retorika e ndarjes.

“Gjermania pret që Lista Serbe, si të gjitha partitë e tjera politike në Kosovë, të luajë një rol konstruktiv në formësimin e së ardhmes së Republikës multietnike të Kosovës”.

Ai tha se arritja e një marrëveshjeje më të gjerë do të jetë përfituese si për popullin e Kosovës ashtu edhe për Serbinë dhe do të sjellë stabilitet rajonal që mund të krijojë perspektiva të reja, duke përfshirë investime të reja dhe vende pune.