Një drejtues mjeti në Sarandë është proceduar penalisht pasi tentoi t’u jepte ryshfet punonjësve të policisë për të shmangur një gjobë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Lefter Talo”, ku patrulla e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatoi një automjet të ndaluar në mënyrë të gabuar që pengonte qarkullimin.
Drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar nga Tirana, u përpoq t’i jepte 50 euro efektivëve për të mos u ndëshkuar, por përfundoi i shoqëruar në komisariat.
Ndaj tij është nisur procedim penal për veprën “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.