Sarandë/ 40-vjeçarja humb drejtimin e motorit, përplas turisten - Gazeta Express
string(61) "sarande-40-vjecarja-humb-drejtimin-e-motorit-perplas-turisten"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 18:32

Sarandë/ 40-vjeçarja humb drejtimin e motorit, përplas turisten

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 18:32

Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotme në qytetin e Sarandës pranë hotel “Abedini” në lagjen nr.2.

Si pasojë e aksidentit, e lënduar ka mbetur 40-vjeçarja e huaj por banore e Sarandës, Anastasja Sirotkina. Kjo e fundit ka qenë duke drejtuar një motomjet të tipit “Piaggio” me targë BD025 teksa ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

40-vjeçarja ka rënë në hapësirën ndarëse mes pallatit aty pranë dhe trotuarit ku për pasojë ka pësuar dhe thyerje të këmbës. Ka qenë banorët e zonës të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.