string(115) "saranda-ramaj-agk-eshte-absolutisht-organizate-kredibile-lvv-e-qeveria-kurti-armiqesore-me-gazetaret-ne-baza-ditore"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 15:51

Saranda Ramaj: AGK është absolutisht organizatë kredibile, LVV e Qeveria Kurti armiqësore me gazetarët ne baza ditore

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 15:51

Gazetarja kosovare, Saranda Ramaj, në një intervistë në emisionin Kosova Live në T7 ka folur për raportin e Reporterëve pa Kufij, raport që e ka nxjerrë Kosovën më së keqi në rajon, me një rënie drastike prej 24 vendeve, shkruan Gazeta Express.

Ramaj ka thënë se kjo ka qenë e pritshme, meqë deputetët e VV-së dhe zyrtarët e Qeverisë Kurti janë armiqësorë ndaj gazetarëve në baza ditore.

“Ka qenë e pritshme, s’ka befasi, sepse tash e sa vjet gjuha e deputetëve të VV-së, zyrtarëve të Qeverisë së VV-së është gjuhë absolutisht armiqësore ndaj gazetarëve dhe ajo është në baza ditore”, ka thënë Ramaj, raporton Express.

Ajo ndër të tjera ka thënë se AGK është një organizatë tejet kredibile dhe se një gjë të tillë e thotë me bindje të plotë.

“Qeveria duhet të punojë me AGK-në, sepse AGK është organizatë kredibile dhe këtë e them me bindje të plotë”, ka thënë Ramaj./GazetaExpress/