Sara Osmani, e bronztë në Kupën Evropiane U-21 - Gazeta Express
string(45) "sara-osmani-e-bronzte-ne-kupen-evropiane-u-21"

Sara Osmani, e bronztë në Kupën Evropiane U-21

Sporte tjera

Gazeta Express

14/08/2023 8:07

Sara Osmani e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Junior (U21) në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Xhudistja kosovare në xhiron e parë ishte e lirë, e në çerekfinale mposhti me Ippon, maqedonasen Tea Nastoska.

Lexo Edhe:

Në gjysmëfinale, xhudistja nga Vushtrria humbi me dy Wazaari për Ippon, nga serbja Ana Cobanovic.

Sara për të bronztën e mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesen nga Bosnja e Hercegovina, Nika Zovko.

Dje ndërkohë u ndesh edhe Anes Veseli (-81 kg).

Ai në xhiron e parë mposhti me dy Wazaari, francezin Lucas Gridaine.

Në xhiron e dytë Veseli humbi me Wazaari dhe Ippon, nga garuesi i Bosnje e Hercegovinës, Dimitrije Savic dhe nuk mundi ta vazhdonte tutje garën. /Gazeta Express/