Sara K zbulon të dashurin pas surprizës në BBVA - Gazeta Express
string(47) "sara-k-zbulon-te-dashurin-pas-surprizes-ne-bbva"

Sara K zbulon të dashurin pas surprizës në BBVA

TV/Film

Gazeta Express

06/03/2024 20:18

Surpriza nga një person i panjohur për publikun, ka zbuluar se banorja e BBVIP, Sara K paska të dashur edhe pse ka thënë se në shtëpi ka hyrë single.

Ai i ka dërguar asaj një tufë me trëndafila dhe ma qenë Roza ajo që e ka pyetur Sarën se kush është adhuruesi sekret, duke nënkuptuar se mund të jetë i dashuri.

Lexo Edhe:

Roza: Adhuruesi yt sekret është vërtetë sekret apo ti e di kush është?

Sara K: E di kush është.

Roza: Po çfarë shenje horoskopi është adhuruesi yt sekret? Ti je Peshqit, unë mendoj se ai është Akrepi.

Sara Karaj qesh në shenjë konfirmimi, duke aprovuar që ai është një Akrep.

Roza: Akrepat janë shumë protektivë dhe territorialë për partneren. Ai ka dashur t’jua bëjë të qartë të gjithëve atje jashtë që është e imja.