Sara i blen një yll në qiell Ledrit për ditëlindje, reperi zbulon detaje rreth çiftit - Gazeta Express
string(84) "sara-i-blen-nje-yll-ne-qiell-ledrit-per-ditelindje-reperi-zbulon-detaje-rreth-ciftit"

Sara i blen një yll në qiell Ledrit për ditëlindje, reperi zbulon detaje rreth çiftit

Gazeta Express

27/07/2020 12:48

Ledri zbulon gjithçka.

Sara dhe Ledri Vula janë padyshim çifti më simpatik i shoubiz-it shqiptar. Ata kanë kohë që janë njohur dhe tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, teksa Sara është dhe në një pritje të ëmbël. Ditën e sotme Ledri dhe Sara kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Lexo Edhe:

Në një video të publikuar në ‘Instagram’, çifti shfaqet duke mbajtur në dorë një tullumbace të zezë, teksa nga tullumbacja e zezë dolën letra ngjyrë rozë. Pra çifti do të bëhen prindër të një vajze dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

View this post on Instagram

Jom ka des syt me ti pa ?? @sarahoxha ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Në video ata duken shumë të lumtur, ku nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet. Gjithashtu Ledri ishte i ftuar në ‘E diell’ ku tha se ka ardhur koha ta provojë edhe ai këtë ndjenjë.

“Aty ky ka pemë flakë ka pas. A më ka hije me kon babë? Me kismet…do ia dalim. Është gocë.”, u shpreh reperi në emision, ku zbuloi edhe dhuratën që i ka bërë partnerja e tij për ditëlindje.

Gazetari Ervin Kurti e ngacmoi Ledrin, duke e pyetur se ka dëgjuar se i kanë blerë një yll në qiell dhe ai tha se është dhuratë nga partnerja e tij.

“Po, Sara ma ka ble një yll për ditëlindje. Veç ka met edhe anija kozmike edhe me u nis me qit flamurin”- tha ai me humor.

Ndërsa dasmë nuk do ketë në një të ardhme të afërt pasi kur u pyet për këtë temë të rëndësishme, reperi u përgjigj: “Jo… pandemia…”