Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 3 gjëja e parë që Sara Gjordeni bëri ishte reagimi zyrtar në faqen e “Instagramit”.
Gjerë e gjatë ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri komentoi të gjitha situatat dhe keqkuptimet, ku ndër të tjera u shpreh e qartë dhe e vendosur mbi ndjenjat e saj për Bardhin, partnerin e saj i cili po vijon rrugëtimin brenda në shtëpi për çmimin e madh.
Sara tha se Bardhi është babai i fëmijëve të saj dhe të gjithë ata që dyshojnë mbi dashurinë e tyre do t’i vërtetojë krejt të kundërtën.
E si duket e ka filluar. Ajo ka fshirë nga profili i saj në “Instagram” foton e cila u bë dhe piknisja e dyshimeve se modelja para se të futej në shtëpi kishte lënë një lidhje pezull.
Foto ku ajo shihej teksa kapte dorën e një mashkulli, e cila u tha se është dora e boksierit Jurgen Uldedaj, nuk rezulton më në kohështrirjen e saj në rrjetin social.