Ish-klubi i legjendarit Pele, Santos, ka rënë nga liga për herë të parë në historinë e tij 111 vjeçare.
Klubi i madh brazilian ra nga liga pas humbjes së pësuar mbrëmë me rezultat 1:2 nga Fortaleza në xhiron e fundit të Serie A braziliane.
Santosi ishte njëri prej tre klubeve, së bashku me Sao Paolo e Flamengo, që nuk kishte rënë kurrë nga liga elitare braziliane, shkruan “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”.
Carros foram incendiados na rua Tiradentes após o rebaixamento do @SantosFC aqui na Vila Belmiro.. Imagem do amigo Tiago Salazar.. #deolhonopeixe pic.twitter.com/l6wdtpmJAu
— De Olho No Peixe (@deolhonopeixe) December 7, 2023
Por, kjo i ndodhi tash pas një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore, për të përfunduar në pozitën e 17-të me 43 pikë, të pamjaftueshme për të mbetur në ligë.
America Mineiro, Coritiba e Goias ishin tri skuadrat tjera nga 20 sa i ka kjo ligë, që ranë në një nivel më të ulët garash.
Caos na Vila Belmiro, estão botando fogo em tudo pic.twitter.com/m8no0ry4KU
— Vitor Gameiro (@Vitunhu) December 7, 2023
E këtë rënie nga liga më së rëndi e përjetuan tifozët e Santosit, të cilët shkaktuan trazira në qytet duke kallur vetura dhe duke thyer lokale dhe çfarëdo që iu dilte përpara.
🚨 CENAS DE GUERRA EM SANTOS! 🚨 Um ônibus foi incendiado após o rebaixamento do Peixe no #Brasileirão2023! pic.twitter.com/o3oWujuLE3
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) December 7, 2023
Në stadium ndërkohë u panë shumë tifozë me lot në sy pasi s’mund ta imagjinojnë ekipin e tyre të zemrës, ku kishte luajtur edhe braziliani Neymar, duke rënë nga liga. /Gazeta Express/
Partidos con los que reaccionarías así:
— Apuntes de Rabona (@ApuntesdeRabona) December 7, 2023
El descenso de Santos de Brasil por ejemplo. 😢 pic.twitter.com/4RCUPN4Ex9