Sanksionohen 164 shoferë, 66 për tejkalim të shpejtësisë - Gazeta Express
string(55) "sanksionohen-164-shofere-66-per-tejkalim-te-shpejtesise"

Sanksionohen 164 shoferë, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Ballina

Gazeta Express

26/02/2024 11:33

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 66 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 14 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 34 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Lexo Edhe:

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.