Sane arrin në Munich - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

02/07/2020 16:18

Sane arrin në Munich

Instant

Gazeta Express

02/07/2020 16:18

Leroy Sane po e braktis Manchester Cityn për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich.

Lajmi e ka konfirmuar Pep Guardiola.

Raportohet se Bayerni dhe City kanë arritur marrëveshje për Sanen për një shumë fillestare prej 49 milionë eurove, e cila mund të rritet në 60 milionë euro me bonuse bazuar në paraqitjet e anësorit gjerman.

24-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin gjerman, pasi e hodhi poshtë mundësinë për ta vazhduar karrierën në Etihad.

Ai tashmë ka arritur në Munich gjatë ditës së enjte ku do t’i kryejë testet mjekësore për ta kompletuar transferimin te Bayerni.

Besohet se ai do të ketë pagë të majme vjetore, plot 22 milionë euro në Bayern, më shumë seç ishte i gatshëm t’i ofronte City.

Gjatë qëndrimit në Etihad ai ka bërë 192 paraqitje për Cityn, a shënuar 52 gola. /Gazeta Express/