Sanduloviq: Kështu u planifikua të përfundoja edhe unë në burgun e Nishit, sikurse opozitarit rus Alexei Navalny - Gazeta Express
string(110) "sanduloviq-keshtu-u-planifikua-te-perfundoja-edhe-une-ne-burgun-e-nishit-sikurse-opozitarit-rus-alexei-navalny"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2024 14:07

Sanduloviq: Kështu u planifikua të përfundoja edhe unë në burgun e Nishit, sikurse opozitarit rus Alexei Navalny

Lajme

Gazeta Express

16/02/2024 14:07

Opozitari serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar menjëherë pas vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny.

Sanduloviq thotë se skenar i njëjtë ishte përgatitur edhe për të nga Serbia e Aleksandar Vuçiqit, para pak kohësh kur ai u arrestua pasi bëri homazhe tek varri i familjes Jashari në Prekaz.

“Kështu duhej të përfundoja në burgun e Nishit! Gjithçka e planifikuar nga Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, BIA, Departamenti i Policisë për terrorizëm, terroristët dhe kriminelët serbë Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviç, Goran Rakiq dhe prokurori e gjykatësi nga Nishi që insistuan që të transferohesha nga spitali i burgut në Beograd në burgun e Nishit. Unë u rrëmbeva nga BIA, gjysmë i vdekur, i rrahur rëndë dhe i paralizuar, të gjitha në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar Sanduloviq.