Sandro Tonali mendon rikthimin te Milani - Gazeta Express
string(40) "sandro-tonali-mendon-rikthimin-te-milani"

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 16:31

Sandro Tonali mendon rikthimin te Milani

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 16:31

Sandro Tonali e ka pranuar se e mendon rikthimin te Milani një ditë, por nuk është gjëja e parë që e ka në mendje, derisa po ashtu shton se asnjëherë nuk është diskutuar që ai të transferohet te Juventusi.

Mesfushori italian ka bërë një intervistë me gazetën “U” të Repubblica, derisa versoni i plotë i intervistës do të publikohet të premten.

Mirëpo, një pjesë të saj veçse e ka siguruar “Tuttomercato Ëeb”, e cila gazetë ka publikuar disa citate të intervistës së tij.

Tonali, që është një tifoz i Milanit që nga fëmijëria, iu bashkua Neëcastlet për një marrëveshje rreth 80 milionë euro në vitin 2023.

“Nuk kam asnjë pendesë. Kam ardhur në një klub të ri, po eksploroj një vend të ri, po mësoj një gjuhë të ri. Mirëpo, po rikthimin e kam në mendje, ndonëse nuk është gjëja e parë që e mendoj”, tha Tonali.

Në Itali gjatë janarit qarkullonin lajme se Juventusi është interesuar për Tonalin, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vetë italiani.

“Menaxheri im dhe unë asnjëherë nuk kemi folur për këtë lëvizje. Kam gjetur një rrugë të re, ndihem mirë këtu. Dua të fitoj me tifozët e Neëcastlet. Kemi një mundësi së shpejti në ‘Ëebley’ (finalja e Carabao Cup)”, përfundoi Tonali.

Pas transferimit te Neëcastle, Tonali u dënua me tetë muaj pa të drejt loje, pasi ishte i përfshirë në një skandal me bastore në Itali./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement