Sandro Tonali i vetëofrohet Real Madridit, ja çka vendosë klubi - Gazeta Express
string(62) "sandro-tonali-i-veteofrohet-real-madridit-ja-cka-vendose-klubi"

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 17:21

Sandro Tonali i vetëofrohet Real Madridit, ja çka vendosë klubi

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 17:21

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Sandro Tonali, duket se është drejt largimit nga “St. James’ Park” këtë verë, me disa klube të mëdha që pritet të shfaqin interes.

Sipas raportimeve, italiani ka një marrëveshje me klubin anglez për t’u larguar pas tre vitesh.

Tonali u transferua te Newcastle në vitin 2023 për 61 milionë euro nga Milani dhe ka edhe dy vite kontratë.

Nëse “Magpies” e mbajnë më gjatë pa rinovim, rrezikojnë ta shesin më lirë në të ardhmen.

Mesfushori 25-vjeçar kërkohet nga disa gjigantë europianë, përfshirë Chelsean, Liverpoolin, Manchester Unitedin, Arsenalin dhe Paris Saint-Germainin.

Në garë mund të futet edhe Real Madridi.

Muajin e kaluar u raportua se madrilenët kishin dërguar një skaut për ta ndjekur Tonalin nga afër, pasi janë në kërkim të një mesfushori të ri këtë verë.

Sipas raportimeve të cituara nga “Diario AS”, Tonali tashmë i është ofruar Real Madridit si një mundësi transferimi, megjithëse çmimi i tij mbetet ende i paqartë.

Megjithatë, ai nuk konsiderohet si opsioni kryesor për “Los Blancos”.

Sipas të njëjtit burim, klubi spanjoll do të shqyrtojë alternativa të tjera përpara se të vendosë për Tonalin.

Alternativat e tjera vijnë kryesisht nga Premierliga.

Përveç talentit të AZ Alkmaarit, Kees Smit, janë përmendur edhe emra si Adam Whartoni, Rodri Hernándezi dhe Enzo Fernándezi si opsione për mesfushën e madrilenëve.

Megjithatë, interesi për mesfushorin e Manchester Cityn, Rodri, duket se është ftohur kohët e fundit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement