Sancho s'është prioritet i Cityt - Gazeta Express
string(31) "sancho-seshte-prioritet-i-cityt"

Sancho s’është prioritet i Cityt

Gazeta Express

02/07/2020 17:00

Trajneri Pep Guardiola nuk po e sheh yllin e Borussia Dortmundit si zëvendësues të Leroy Sanes

Jadon Sancho nuk është prioritet i Manchester Cityt, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Pep Guadiola në fakt ka plane të tjera kur bëhet fjalë për zëvendësimin e Leroy Sanes, i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut.

Sancho ka shkëlqyer në Borussia Dortmund në dy sezonet e fundit dhe gjatë kësaj vere mund të rikthehet në Premierligë.

Për të kanë shfaqur interesim klubet e mëdha angleze si Manchester United, Liverpool, Chelsea e Tottenham.

Por, ish-klubi i tij, Manchester City duket se nuk është në garë për futbollistin 20 vjeçar.

City do t’i fitojë 60 milionë euro nga shitja e Sanes dhe ato para do t’i shpenzojë në transferimin e një futbollisti tjetër. /Gazeta Express/