Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i gatshëm të përfundojë periudhën e vështirë të Jadon Sanchos në “Old Trafford” dhe ta transferojë atë te Fenerbahce, sipas një raportimi të fundit.
Sancho, i cili u transferua te “Djajtë e Kuq” për 73 milionë funte në vitin 2021 nga paraardhësi i Mourinhos, Ole Gunnar Solskjaer, tani është objekt i një oferte prej 15 milionë funteve nga skuadra turke.
Fenerbahce, që në sezonin e parë të Mourinhos u mund sërish në garën për titull nga rivalët e qytetit, Galatasaray, është gati të plotësojë kërkesat prej 10 milionë funteve në vit të mesfushorit anglez.
25-vjeçari është i disponueshëm pas vendimit të Chelseat për të paguar një gjobë prej 5 milionë funteve që të mos bëjnë të përhershëm huazimin e tij nga Manchester United.
Sancho do të kishte qëndruar për 25 milionë funte, por nuk u arritën marrëveshje për kushtet personale me “Blues”.
Gjatë kohës së tij të trazuar në Manchester, Sancho ka pasur edhe një huazim te Borussia Dortmund.
Ai përballet me një sezon në margjinat e skuadrës së United, por sipas “The Sun”, skuadra e Mourinhos i ka ofruar një mundësi të re në karrierë.
Sancho është i njohur në Manchester United për konfliktin publik me ish-trajnerin Erik ten Hag, që çoi në rikthimin e tij te Dortmund si huazim në gjysmën e dytë të sezonit 2023-24.
Përveç Fenerbahce, edhe Juventusi është i interesuar për shërbimet e tij, sipas raportimeve në Itali.
Në verën e kaluar, Chelsea e mposhti Juventusin për huazimin e Sanchos, por raportohet se “Vajzat e Vjetra” kanë rifilluar interesimin.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori i ri i Juventusit, Damien Comolli, është i gatshëm të ofrojë dy lojtarë si pjesë e marrëveshjes me Manchester United: sulmuesin serb Dusan Vlahovic dhe mesfushorin Douglas Luiz, ish-lojtar i Aston Villës.
Sipas raportimit, Juventusi beson se kushtet për transferimin e Sanchos janë ndryshuar që nga vera e kaluar, duke qenë në një pozicion për të bërë një ofertë konkurruese, ndërsa kontrata e tij me Manchester United po afron drejt fundit.
Përfaqësuesit e Sanchos thuhet se kanë mbajtur kontakte me Juventusin gjatë sezonit, dhe 25-vjeçari e sheh këtë skuadër si një destinacion prestigjioz.
Sancho ka ende një vit kontratë me Manchester United./GazetaExpress/
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...