Sanchez udhëton drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille - Gazeta Express
string(73) "sanchez-udheton-drejt-frances-per-te-kompletuar-transferimin-te-marseille"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 9:45

Sanchez udhëton drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 9:45

Alexis Sanchez është edhe më afër largimit nga Interi.

Sulmuesi kilian është afër shkëputjes së kontratës me “Nerazzurrët” me marrëveshje të dyanshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, Sanchez do të mbetet lojtar i lirë dhe si i tillë pritet që të transferohet në Ligue 1 të Francës.

“Sport Mediaset” ka raportuar se 33-vjeçari nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Interit, duke shtuar se ai ka udhëtuar drejt Francës për të kompletuar kalimin te Marseille.

Kështu, reprezentuesi i Kilit do të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij, pasi më herët nuk ka luajtur në futbollin francez.

Alexis Sanchez karrierën si futbollist profesionist e ka nisur te Cobreloa, teksa më vonë ka luajtur edhe te Udinese, Colo Colo, River Plate, Barcelona, Arsenali dhe Manchester Unitedi. /Gazeta Express/