Sanchez pritet të rikthehet në La Liga - Gazeta Express
string(38) "sanchez-pritet-te-rikthehet-ne-la-liga"

Sanchez pritet të rikthehet në La Liga

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 19:01

Alexis Sanchez pritet që të rikthehet sërish në La Liga.

Sipas “Tuttomercatoweb”, sulmuesi nga Kili pritet që të nënshkruajë me Sevillan, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mediumi italian bëri të ditur gjithashtu se klubi spanjoll ka monitoruar tash e një kohë situatën e Sanchezit te Interi.

33-vjeçari me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë çmimi i transferimit të tij.

Sanchez ka luajtur edhe më herët në elitën e futbollit spanjoll.

Ai nga viti 2011 deri më 2014 ishte pjesë e Barcelonës. /Gazeta Express/