Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se vendi i tij është kundër “katastrofës” së luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Ai foli të mërkurën, pas kërcënimeve të Donald Trump se do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Madridin për shkak të qëndrimit të tij mbi konfliktin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Kështu fillojnë katastrofat e mëdha të njerëzimit … Nuk mund të luash ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve”, tha Sanchez në një fjalim televiziv drejtuar kombit.
Tensionet mes dy aleatëve të NATO u rritën pasi Sanchez denoncoi bombardimet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit si të pamenduara dhe të paligjshme.
Më pas, ai ndaloi avionët amerikanë të përdorin bazat detare dhe ajrore në jug të Spanjës për ofensivën kundër Teheranit.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...