“San Siro”: Gjithçka që duhet të dini për shtëpinë e re te Milanit dhe Interit - Gazeta Express
string(75) "san-siro-gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-shtepine-e-re-te-milanit-dhe-interit"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 16:45

“San Siro”: Gjithçka që duhet të dini për shtëpinë e re te Milanit dhe Interit

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 16:45

Këshilli Bashkiak i Milanos ka miratuar shitjen e zonës së “San Siros” te Milan dhe Inter, të cilat, sipas raporteve, do të ndërtojnë një stadium me kapacitet prej 71,500 vendesh, i cili pritet të përfundojë në vitin 2031: ja çfarë duhet të dini.

Milan dhe Inter janë të gatshme të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri në zonën e “San Siros”, ndërsa “Stadio Meazza” pritet të shembet mes viteve 2031 dhe 2032.

Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak të hënën në mbrëmje, shitja te klubet milaneze duhet të finalizohet deri më 10 nëntor.

40 ditët e ardhshme do të përdoren për të marrë aprovimin e bankave dhe për të kompletuar dokumentacionin.

Data 10 nëntor është afati kur “Stadio Meazza” shpallet zyrtarisht monument me rëndësi historike, kështu që Milan dhe Inter duhet ta finalizojnë blerjen para këtij afati.

Nëse stadiumi mbetet pronë publike pas 10 nëntorit, atëherë “Meazza” nuk mund të shembet më.

Arena e re do të ndërtohet në hapësirën e parkimit të “Meazzas”, gjë që u lejon Interit dhe Milanit të luajnë në shtëpinë e tyre aktuale deri sa të jetë gati stadiumi i ri.

Sipas “Sky” dhe “Gazzetta”, punimet e ndërtimit pritet të nisin në gjysmën e parë të vitit 2027.

Klubet milaneze kanë nënshkruar tashmë marrëveshje me studiot arkitekturore “Foster + Partners” dhe “MANICA”. Edhe pse ende nuk ka një projekt vizual (rendering) të stadiumit të ri, dihet se ai do të ketë kapacitet prej 71,500 vendesh.

Punimet e ndërtimit pritet të përfundojnë në vitin 2031, duke bërë që Milano të jetë një nga qytetet pritëse të Euro 2032./GazetaExpress/