Samuel Eto’o është përleshur dhe ka goditur një tifozë pas ndeshjes Brazil – Koreja e Jugut - Gazeta Express
string(88) "samuel-etoo-eshte-perleshur-dhe-ka-goditur-nje-tifoze-pas-ndeshjes-brazil-koreja-e-jugut"

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 15:59

Samuel Eto’o është përleshur dhe ka goditur një tifozë pas ndeshjes Brazil – Koreja e Jugut

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 15:59

Jashtë stadiumit “974”, një tifozë është përplasur me Eto’o

Ish sulmuesi i Kamerunit dhe lojtari i Real Madridit dhe Barcelonës ka sulmuar një tifozë pas ndeshjes Brazil – Kore e Jugut, në Botërorin e Katarit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit e shikoi Brazilin duke bërë spektakël në stadiumin 974 por pas ndeshjes ai është përfshirë në një skandal.

Eto’o është shoqëruar jashtë stadiumit, përderisa një tifozë i është ofruar ish futbollistit për të kërkuar një foto me të dhe për ta përshëndetur. Një nga ta i është ofruar atij me kamerë për ta incizuar dhe i ka thënë diçka që duket se e ka inatosur kamerunasin, pasi që kjo shihet në imazhet që janë xhiruar nga gazetari Riccardo Lopez Juarez për La Opionion de Los Angeles, i cili ishte edhe dëshmitar i ngjarjes.

Një gjë duket se ju tha atij pasi që Eto’o është larguar nga aty nga një fans dhe pastaj ai i është kthyer atij duke bërë fyerje individuale.

Disa njerëz e kanë shoqëruar ish futbollistin u detyruan që ta ndalnin atë. Ndërsa tifozi përkulej, Eto’o duket se e godet atë në zonën e gjoksit.

Eto’o i lumtur edhe në një ndeshje tjetër të Brazilit

Në stadiumin Lusail, Eto’o ishte me Ronaldinhon. Të dy u përshëndetën ngrohtë dhe me emocione para ndeshjes.

Dyshja u përqafuan dhe Eto’o bëri humor me brazilianin, duke i thënë njëri tjetrit “sa shumë qenke plakur” duke buzëqeshur. /GazetaExpress/