Samsung zbulon specifikat e pajisjes së re Galaxy Fit 3 - Gazeta Express
string(55) "samsung-zbulon-specifikat-e-pajisjes-se-re-galaxy-fit-3"

AutoTech

Gazeta Express

22/02/2024 21:43

Samsung zbulon specifikat e pajisjes së re Galaxy Fit 3

AutoTech

Gazeta Express

22/02/2024 21:43

Muaj më parë, pajisjes më të fundit të Samsung, Galaxy Fit 3, iu zbuluan specifikimet dhe dizajni i saj.

Madje, ajo u shfaq në një video, duke mos lënë pothuajse asnjë vend për surpriza, ndërsa tani Galaxy Fit 3 është zbuluar zyrtarisht.

Lexo Edhe:

Me një trup alumini, Galaxy Fit 3 krenohet me ekranin 45 për qind më të gjerë se paraardhësi i tij.

E mbushur me veçori të shumta, kjo pajisje ndihmon në monitorimin e shëndetit dhe aktivitetit, duke ofruar gjurmimin e gjumit, zbulimin e gërhitjes, monitorimin e nivelit të stresit, gjurmimin e rrahjeve të zemrës dhe më shumë.

Ky gjurmues është i disponueshëm në ngjyrë argjendi, ari rozë, dhe të hirtë.

Ju mund ta personalizoni atë duke vendosur në sfond foto tuaja, dhe mund ta përputhni me lehtësi me preferencat tuaja.

Bëhet e ditur se bateria e tij mund të zgjasë deri në 13 ditë me një karikim të vetëm.

Gjithashtu, pajisja inteligjente vjen me opsionin SOS, i cili telefonon shërbimet e urgjencës në rast se keni nevojë për mbështetje mjekësore.

Galaxy Fit 3 është vlerësuar me 5ATM dhe IP68, që do të thotë se është i mbrojtur nga pluhuri dhe uji. Megjithatë, nuk është i përshtatshëm për zhytje ose aktivitete uji me presion të lartë.

Ai do të jetë i disponueshëm nga 23 shkurti në tregje të ndryshme, edhe pse Samsung ende nuk ka zbuluar çmimin e tij.