Samsung Neo QLED dhe OLED, një epokë e re argëtimi televiziv - Gazeta Express
string(59) "samsung-neo-qled-dhe-oled-nje-epoke-e-re-argetimi-televiziv"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2023 14:10

Samsung Neo QLED dhe OLED, një epokë e re argëtimi televiziv

Lajme

Gazeta Express

23/11/2023 14:10

Veçoria kryesore që të gjithë kërkojnë teksa janë duke përzgjedhur televezorin e ri është ekran me përmasa të mëdha, kjo sepse tani gjërat kanë ndryshuar. Nëse më parë televizori ka qenë thjesht një pajisje e madhe, i cili qëndronte si një gjigant i heshtur në krye të dhomës suaj, tani përmes ekranit të televizorit mund të bëjmë shumë më shumë. Modelet premium të televizorëve Neo QLED 98” dhe OLED 77” jo vetëm që do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të teknologjisë më të fundit.

Figurë kinematografike absolute nga komoditeti i shtëpisë suaj

Shijoni përmbajtjen tuaj të preferuar, nga komoditeti i shtëpisë suaj, por me cilësinë e një ekrani kinemaje. Televizorët e rinj Samsung vijnë me teknologjinë Quantum Dot.

Detajet më të imëta të mundësuara nga Quantum Matrix Technology Pro do ju përfshijnë thellë në aksion duke ju dhënë emocione të papërshkrueshme. Falë AI niveli i kontrastit, është si asnjëherë më parë, duke bërë që çdo gjë që shikoni të jetë e qartë si kristal përpara syve tuaj. Gjithashtu, modelet e reja Neo QLED 98”janë pasuruar me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Nëse doni të përvojetoni ndjesin e vërtet të kinemasë në shtëpinë tuaj, Soundbar-in e serisë S është zgjidhja për ju. Me dizajn jashtëzakonisht të hollë dhe kompakt, kjo pajisje sinkronizohet me televizorët Samsung, duke ju dhënë një nivel të ri përfshirjeje akustike, të cilët mbështjellin hapësirën që ju rrethon, duke ju vendosur ju në qëndër të veprimit.

Fuqizoni jetën tuaj të përditshme

Portofoli i gjerë i ofertave të Samsung i ndihmon përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura me pajisjet që përdorin çdo ditë, me teknologji më intuitive se kurrë më parë. Këtë vit, Samsung bën një hap më shumë në udhëtimin e tij gjithnjë në zhvillim, për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings. Falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të Neo QLED. Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të organizoni zyrën nga shtëpia dhe të bashkëveproni me kolegët tuaj.

Ndihuni të sigurt me platformën Knox

Për më tepër,falë platformës Knox, e cila është një veçori softuerike e integruar në televizorët Samsung, pajisjet tuaja do të jenë të sigurta nga kërcënimet, si vjedhjet apo hakimet dhe virusët e ndryshëm. Për më tepër, përditësimet e regullta, ju ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme të të dhënave konficendiale dhe të ndjeshme  të përdoruesve, të cilat ndodhen në televizorë, por edhe të pajisjve të tjera të ndërlidhura me to.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni linkun.

Advertisement
Advertisement
Advertisement